Ai është cilësuar si një ndër kriminelët më famëkeq në histori, krahu i djathtë i John Gotit dhe për mirë apo për keq, është shqiptar.
Disa ditë më parë e pamë teksa fliste për historinë e jetës së tij në emisione të ndryshme shqiptare, ku edhe na njohu me një pjesë të errët të jetës.
Por siç duket, John Alite nuk është larguar dot nga Shqipëria pa u argëtuar siç duhet e pa provuar paksa edhe jetën e natës në vendin tonë.
E kemi fjalën për atë të shfrenuarën dhe që ngjason me jetën e natës në Amerikë, në Las Vegas e në qytetet më të zhvilluara të perëndimit. E ku tjetër mund ta provonte veçse tek Maria Bonita?
Normalisht, është vendi ku pa frikën e asnjë paragjykimi mund të çoni miqtë tuaj që vijnë nga jashtë, për të përjetuar eksperienca fantastike dhe pa asnjë lloj ndryshimi nga ajo që kanë shijuar kudo.
Ndaj edhe Alite zgjodhi Maria Bonitën, vendin ku shkojnë më të mirët!